Paratë ruse, Zeka: Amerikanët e dinin për Lulzim Bashën, kishin disa dosje për njeriun pa karakter…

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Milaim Zeka komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv skandalin ‘Basha’ me paratë ruse dhe seriozitetin e diplomatëve të huaj në Tiranë.

Zeka është i mendimit se amerikanët e kanë shantazhuar Lulzim Bashën me disa dosje ndërsa shtoi se ‘eliminuan’ Berishën nga selia blu jo përmes forumeve, por përmes një vendimi personal nga ish-kryetari.

Duke e quajtur Lulzim Bashën një njeri pa karakter, theksoi se i nuk ka asnjë shans që të fitojë betejën me Sali Berisha brenda për brenda PD-së.

“Doli e vërtetë që e kishin dojsen e tij. Kur menduan se e eliminuan Berishën përmes Bashës, nuk ka shans Basha të fitojë betejë me Berishën brenda PD-së. Ata e eliminuan fizikisht nga partia, jo përmes forumeve të PD, por përmes Bashës personalisht.

Duke studiuar karakterin e pakarakter të Bashës, duke ditur se e kishin në dosje, amerikanët e kishin në dorë por ishte tani momenti për të nxjerrë dosjen.”-tha Zeka.

Zjarr Tv Ad