Financimet ruse, Balliu: Veproi për interesa personale, Basha mbajti në pushtet qeverinë e kartelit të Sinaloas

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv skandalin ‘Basha’ me paratë ruse dhe seriozitetin e diplomatëve të huaj në Tiranë.

Klevis Balliu deklaroi se kemi të bëjmë me veprime për llogari personale të Lulzim Bashës dhe s’ka lidhje asnjë anëtar i PD-së me financimet ruse.

“Kjo aferë, nëse do ishte në lidhje me rusët, do ishte krim kombëtar. Nëse janë financuar individë të caktuar për të shpalosur politikat ruse, nuk bëhet fjalë vetëm për një aferë korruptive, por ky është krim kombëtar.

Janë këto elementë që sot kanë mbajtur në pushtet qeverinë e kartelit të Sinaloas. Në kryeministri hyn karteli i Sinaloas.”-tha Balliu.

Shefi i organizimit në PD, tha se sa i përket influencës ruse në Shqipëri, ajo duket qartë tek nisma e Ballkanit të Hapur dhe tek Edi Rama i cili përqafohet me Vuçiçin.

“E qartë, influenca ruse është zhvilluar në Shqipëri. Kemi Ballkanin e Hapur, ndryshimin e kufijve, tentativat për të. Rama që përqafohet me Vuçiçin dhe hedh nëpër gjyqe kryeministrat dhe lidershipin e Kosovës.”-tha Balliu.

Zjarr Tv Ad