Parku i Divjakës me pagesë, banorët marrin përpara kabinën dhe traun, përplasen me policinë

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendosja e kabinës dhe e traut në parkun Divjakë – Karavasta ka shkaktuar protestën e banorëve sot paradite.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ndër të cilat lexohej dhe “Mos luani me atë që nuk e preku sa Gjermani”, “Fëmijët tanë duan oksigjen”

Ata janë kundër taksës për parkun kombëtar dhe turma e protestuesve mori para dhe hoqi kabinën e traun.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe efektivëve të policisë.

Hyrja e vizitorëve në parkun kombëtar Divjake-Karavasta tashmë do të jetë më pagesë.

Ata do të duhet të paguajën tarifën prej 150 lekë të reja për të hyrë në park.

Zjarr Tv Ad