Parku i Liqenit/ Ndërtohet moli i ri i varkave

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër vite më parë një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe plehrat, sot Parku i Liqenit është shndërruar në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Kështu deklaron Bashkia e Tiranës e cila thotë se ka nisur rikualifikimin e bregliqenit në Parkun e Madh duke i dhënë jetë një tjetër projekti që synon një jetë të shëndetshme.

Investimi më i ri është moli i varkave me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale.

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë montuar platenë e drunjtë dhe ndërtimin e shkallëve.

Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Zjarr Tv Ad