Parlamenti Europian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme…

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me 50 vota pro, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikën e jashtme në Parlamentin Europian, ka miratuar raportin, nëpërmjet të cilit u bën thirrje edhe një herë pesë shteteve të Bashkimit Europian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia, janë pesë vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në komunikatën e dhënë nga PE-ja, pas këtij votimi, thuhet se, “deputetët nënvizojnë se; Pavarësia e Kosovës, është e pakthyeshme dhe njohja nga të gjitha shtetet e BE-së, do të ishte në dobi të normalizimit të raporteve, mes Kosovës dhe Serbisë”.

Deputetët europianë, kanë përsëritur edhe thirrjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi Komisioni Europian ka konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon, e cila edhe e kishte përpiluar tekstin e raportit, është shprehur e kënaqur me miratimin e këtij raporti.

“Ky rezultat tregon se shumica në Parlamentin Evropian e mbështet Kosovën në rrugën europiane. Ne shohim potencialin e këtij vendi, por ka ende punë përpara”.Në raport, Kosova kritikohet me mungesa të progresit të duhur në shumë fusha, sidomos në zbatimin e prioriteteve të axhendës së reformave europiane.

Deputetët shprehën keqardhje, për vazhdimin e jostabilitetit politik dhe u kanë bërë thirrje të gjitha forcave politike në Kosovë, që të angazhohen për reformën e sistemit politik, në mënyrë që të përmirësohet kuadri ligjor dhe procesi i formimit të qeverisë.

Zjarr Tv Ad