Parlamenti nis punimet më 4 shtator, rikthehet gara për Avokatin e Popullit! Nga bastet online te “spiunët” e sigurimit, çështjet që pritet të shkaktojnë debate

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkë me gushtin, do të përfundojnë dhe pushimet e ligjvënësve shqiptarë, të cilët në 4 shtator do të rikthehen në seancë plenare për të nisur sesionin e ri parlamentar.

Edhe ky sezon pritet të ndezë jo pak diskutimet mes forcave politike, teksa në tryezë do të kenë një sërë projektligjesh të rëndësishme. Mes tyre, projektligji i qeverisë për bastet online. Ndryshe nga sa ndodhte deri në 2018, ku mund të luajë dhe vije baste fizikisht në mbi 4 mijë pika, ligji i ri përcakton të drejtën e të ushtruarit të këtij aktiviteti jo më shumë se 10 operatorë, të cilët do duhet të plotësojnë disa kushte. Bastet online do të luhen përmes faqeve në internet, aplikacioneve apo platformave elektronike të dedikuara, të cilat do monitorohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit.

Ky projektligj pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare, por publikisht opozita ka shprehur rezerva. Si demokratët dhe Partia e Lirisë e akuzojnë Kryeministrin për mungesë koherence pasi brenda 4 vitesh vjen me dy qëndrime të ndryshme për bastet online. Si demokratët dhe Partia e Lirisë e akuzojnë Kryeministrin për mungesë koherence pasi brenda 4 vitesh vjen me dy qëndrime të ndryshme për bastet online.

Ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit nuk u arritën të përjashtoheshin nga politika gjatë sesionit që lamë pas. Për këtë arsye, ndryshimet ligjore që e synojnë këtë gjë, mbeten ende në tryezën e komisioneve parlamentare.

PS kërkon të bëjë ndryshime në ligjin për dekriminalizimin dhe atë të partive politike, ndërsa PD kërkon që të mbështetet lustracioni, që në Kuvend është depozituar me 2 nisma të ndara nga të dyja palët e Partisë Demokratike. Socialistët dhe demokratët do duhet të zgjedhin edhe avokatin e ri të Popullit, pas dështimit të fazës së parë. Votimi i drejtuesit të këtij institucioni kërkon shumicë të cilësuar votash, çka e bën të domosdoshëm bashkëpunimin mes palëve.

Rreth një vit më parë, Kuvendi ngriti një grup pune për të bërë disa korrigjime në reformën në drejtësi. Projeksioni i këtyre ndryshimeve do të jetë përshpejtimi i plotësimit të vakancave në sistemin e ri të drejtësisë, dhe që nuk pritet të prekë thelbin e kësaj reforme. Grupi i punës është i përbërë nga deputetë të PS, dhe PD dhe duket se palët e kanë gjetur konsensusin për këto ndryshime.

Në përmbyllje të seancës së fundit plenare, u soll në vëmendje reforma zgjedhore, e lënë totalisht në harresë gjatë sezonit që lamë pas. Palët i dhanë kohë vetes që deri në 23 Shtator të rigjejnë format e bashkëpunimit për të bërë ndryshimet e nevojshme përmes Komisionit të Posaçëm i cili deri më tani ka keqfunksionuar. Por pavarësisht çështjeve në tryezë që do duan diskutim të përbashkët mes forcave kryesore politike, situata pritet të jetë e nxehtë brenda secilës parti. Socialistët me synimin për tu reformuar teksa përballja me drejtësinë po bëhet çdo herë më e vështirë për shumë eksponentë të saj, ndërsa PD për të rikuperuar plagët e ndarjes, e cila duket se veçse po thellohet edhe më shumë.

Zjarr Tv Ad