Kreu i ‘Partisë së Lirisë’ Ilir Meta, në një konferencë për mediat u shpreh se Partia e Lirisë është parti patriotike, një parti ultrademokratike.
“E lexuat raportin e FMN për situn në tatime, për tmerrin e mungesës së profesionalizmit, për ndërrimet e njëpasnjëshme. Më e rëndë është situata në dogana. Kjo qeveri që synon të grabisë çdo ditë. Të gjitha këto tregojnë atë që kemi thënë dhe e theksoj dhe që do ta ndalojmë. kjo qeveri ka vetëm një axhendë, shpopullimin e Shqipërisë.”, tha Meta.
LSI identifikohej si parti e majtë, partia e Lirisë është e majtë apo e djathtë? Brenda dy muajsh pritet të dekretohet data e zgjedhjeve vendore, partia e Lirisë do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore?
Meta: Partia e Lirisë për aq kohë sa unë do të jem lidë ri saj, asnjë sekond nuk do të bojkotojë asnjë gjë në këtë vend, as seanca parlementare aq më tepër në bojkotojë zgjedhje. Të gjitha ata që kanë pyetur si do të ikë qeveria, do të ikë me zgjedhje si të dojë, ose me protesta ose zgjedhje. Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet është dezertor ose është me probleme pa kapacitet politike sepse unë nuk jam naiv të pres demokraci daneze, duhet ta forcojmë çdo ditë. Partia e Lirisë është e vendosur të marrë pjesë në çdo zgjedhje.