Interesohej për Brojën, skuadra angleze bënë Pazar në Serinë A

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmuesi Italian Gianluca Scamacca ka fluturuar drejtë Anglisë ku do të firmos kontratën me skuadrën e re.

Largimi i tij nga Sassuolo ishte përfolur prej kohësh dhe emri i lojtarit ishte lidhur me skuadra të ndryshme si Inter, Milan apo edhe Juventus. Kohët e fundit u fol se futbollisti kishte arritur një marrveshje me skuadrën e Paris Saint-Germain në Lig 1.

Por në fund duket se futbollisti ka zgjedhur të vazhdoj karrierën në Premier League tek skuadra e West Ham. Këta të fundit do të derdhin në arkat e Sassuolos 36-të milion euro plus 6-të të tjera në formën e bonuseve.

Sezonin e fundit në Seria A 23 vjecari arriti të shënonte 16 gola një shifër që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Kjo lëvizje i mbyll derën Armando Brojës, për të cilin skuadra angleze interesohej prej kohësh por nga ana tjetër Chelsi nuk ishte i qartë për të ardhmen e futbollistit.

Zjarr Tv Ad