Partia e Lirisë/ Meta me të rinjtë: Qëllimi ynë kryesor është referendumi

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një takim me strukturat rinore të Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se me këto ritme, Shqipëria do përgjysmohet brenda pak dekadash. Duke hequr kollaren dhe xhaketën, Meta tha se shumica dërrmuese e të rinjve duan të largohen nga vendi.

“Shqipëria do përgjysmohet pas disa dekadash, kjo do të ishte një tretje përfundimtare e vendit dhe kombit. Është një detyrë patriotike që të bëjmë një kthesë të madhe dhe të fuqishme. Duhet t’i japim perspektivë rinisë me një arsim cilësor dhe shpresëdhënës. Duhet t’i bëjmë të rinjtë pjesë të vendimmarrjes. Do t’u ftoja të gjithëve që t’i japim një ritëm tjetër përfshirjes së rinisë në jetën politike, pasi ka një mungesë interesi për t’i bërë të rinjtë vendimmarrës”.

Meta tha se prioriteti i vetëm i kësaj qeverie është korrupsioni.

“Synimi ynë është referendumi dhe vetëm referendumi. Hapësira e vendimmarrjes suaj do jetë e pamasë. Unë kam dëshmuar që i kam dhënë hapësira të rinjve si askush tjetër. Përpara do ecim duke i përfshirë të rinjtë në çdo fushë. Referendumi nuk është një mjet, por ai është mjeti kryesor që populli dhe sovrani të kenë nën kontroll klasën politike”, tha Meta.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës në takimin me strukturat rinore të Partisë së Lirisë.

Zjarr Tv Ad