Partia e Lirisë: Rama gënjen me 8 herë për bujqësinë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mashtron kur flet për bujqësinë dhe rritjen e eksporteve.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se “Rama gënjeu me tetëfishin dhe nga 2.1% na e bëri rritjen me lapsin e tij shkollëpak plot 17%”.

Rama shkruan sot që pa gdhirë se eksportet në bujqësi janë rritur sipas aritmetikës së tij me 17% në vlerë financiare. Po edhe qytetari më i fundit në botë e di që çmimet e produkteve bujqësore jane rritur. Le t’i referohemi indeksit të çmimeve të Bankës Botërore, i cili thotë që indeksi çmimeve për produktet bujqësore pa përfshirë grurin është rritur 14.9%. Thënë këtë, rritja reale mesatare e eksportit është në rastin më të mirë 17%-14.9% = 2.1%.

(Referimi nga ekonomistja e njohur Zj.Irena Beqiraj). Pra, u tund mali dhe polli një mi! Rama gënjeu me tetë fishin dhe nga 2.1% na e bëri rritjen me lapsin e tij shkollëpak plot 17%”, shkruan Vasili në Facebook.

Zjarr Tv Ad