“Partia ndodhet në moment historik”/ Baçi: Në PD, konflikti ka qenë mes Bashës dhe bazës

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka komentuar situatën në të cilën ndodhet partia ku ai bën pjesë, pas zhvillimeve të fundit.

Në një intervistë televizive , teksa tregoi se partia ndodhet në një moment historik, ai theksoi se vendimet e Gjykatës duhet të zbatohen dhe jo të diskutohen.

Sipas deputetit demokrat,  Komisioni i Rithemelimit e ka drejtuar PD që pas Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, dhe sipas tij edhe po të kishte një vendim të kundërt të Gjykatës asgjë nuk do të ndryshonte.

“Jemi në një moment historik të PD. PD ishte në një situatë të pazakontë. Konflikti ka qenë mes Bashës që  nuk lëshonte karrigen dhe bazën. Vendimet e Gjykatës  nuk kontestohen ato zbatohen. Mendoj se komandimi që është bërë nga Basha është i jashtëligjshëm. Vendimet e Kuvendit të 11 duhet të zbatohen. Gjykata regjistroi se ky Kuvend është i rregullt, është i ligjshëm. Ne e kemi drejtuar PD që pas 11 dhjetorit, pavarësisht se Gjykata nuk e kishte regjistruar statutin. Edhe sikur Gjykata të merrte vendim tjetër, ne punën do e vazhdonim. Regjistrimi që bëri Gjykata, i dha hapësirën e duhur PD. Pamë që largimi i Bashës nga zyra ishte nga vendimet e 11 dhjetorit, Basha nuk dha dorëheqjen. Basha zbatoi vetëm vendimin”, tha Baçi.

Zjarr Tv Ad