Partizani i sezonit të ri ende në ajër, ja cilat janë dilemat e klubit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas një sezoni plot vështirësi, ku më në fund u arrit objektivi minimal i kualifikimit në Kupat e Europës, Partizani nuk gjen qetësi edhe në prag të fillimit të sezonit të ri.

Humbja ndaj Bylisit ka bërë që drejtuesit e klubit të organizojnë një mbledhje, ku janë diskutuar një sërë problemesh, që shqetësojnë skuadrën.

Dështimi në Europë, largimi i disa titullarëve apo edhe mungesa e merkatos cilësore kanë qënë disa nga temat e diskutuara. Madje është diskutuar edhe cështja e trajnerit, por drejtuesit kanë marrë pak më tepër kohë për të thënë fjalën e fundit. Natyrisht, ndërrimi i trajnerit para nisjes së sezonit do të përbënte një rrezik të madh në ecurinë në vazhdim për ekipin, që ka gjithë verës që punon me idetë e Mehmetit.

Partizani ka në skuadër lojtarë të spikatur, që natyrshëm janë në qendër të vëmendjes. Vitin e shkuar dy zbulimet më të mëdha të të kuqve ishin padyshim Xhuliano Skuka dhe Tedi Cara.

Të paktën njëri prej tyre mund të largohet në këtë verë. Në adresë të klubit ka pasur disa oferta, teksa më e fundit është për kavajasin. Një klub nga Portugalia, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka shfaqur interes dhe ka kërkuar të dijë rreth situatës së sulmuesit. Drejtuesit do të ishin të gatshëm të sakrifikonin për të rregulluar bilancet e klubit, edhe lojtari duket i gatshëm për një aventurë të re jashtë Shqipërisë.

Në rast se vjen oferta e duhur, që do të ishte diku te 300 mijë euro, Carën mund të mos e shohim të veshur me fanellën e kuqe në sezonin e ardhshëm. Një tjetër futbollist që mund të sakrifikohet mund të jetë edhe sulmuesi Skuka.

Zjarr Tv Ad