Partizani më pranë sulmuesit, goditja e radhës vjen nga Italia

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas paraqitjes zhgënjyese në kupat e Europës ku u eleminua që në raundin e parë nga Saburtalo, ekipi i Partizanit po lëviz në merkat për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Emri i sulmuesit që po vëzhgohet me kujdes nga drejtuesit e “demave” është ai i Silvio Merkaj. Sulmuesi vlonjat aktualisht aktivizohet me Virtus Entelën në Seria C në Itali.

Sipas mediave Italiane vlera e kartonit të futbollistit llogaritet të jetë rreth 500 mijë euro. Një shifër jo e vogël për një klub të Superligës megjithatë situate po vlerësohet me kujdes.

Drejtuesit e Partizanit po mendojnë formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit dhe duket se marrveshja mund të shkoj drejtë përfundimit nëse nuk përfshihen klube të tjera të interesuara për shërbimet e 24-vjecarit.

Zjarr Tv Ad