Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Agron Çela ka dalë nga ambientet e SPAK-ut.
Pas rreth 1 orë e 30 minuta dëshmi, Çela pak minuta ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Më herët u aludua se Çela kishte shkuar në SPAK për t’u pyetur lidhur me dosjen CEZ-DIA, për të cilën një javë më parë u mor në pyetje edhe ish-presidenti Ilir Meta. Por Çela e hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë për gazetarët se ka shkuar në SPAK për punët e tij.
“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela.
Rikujtojmë se Agron Çela, ka qenë pjesë e LSI, përpara se t’i bashkohej PS.