Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Prej 20 vitesh në këtë aeroport ushtarak nuk ishte ngritur apo ulur asnjë avion.
Por ditët e fundit dy avionë ushtarakë amerikanë kanë qenë vizitorët e aeroportit të Kuçovës.
Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane, fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare.
Këta avionë kanë përdorur bazën e Rinasit, por edhe atë të Kuçovës, ku është shënuar ulja e parë në 20 vite të një avioni me përmasa të tilla.
Këtë gjë e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me një postim në Facebook.