Goditi gruan me sende të forta/ Policia arreston bashkëshortët dhunues

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona të cilët dhunon sistematikisht bashkëshortet e tyre janë vënë në pranga nga Policia. Ndalimi është bërë nga Policia e Vlorës.

Në pranga ka rënë shtetasi B. M, 62 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte dënuar edhe më herët për dhunë në familje.

I moshuari ka goditur me sende të forta gruan për motive të dobëta në banesën e tyre në lagjen ‘Isa Boletini’ në Vlorë

Po në pranga ka përfunduar edhe shtetasi F.Ç, 68 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas po për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 61 vjeçare në mënyrë të përsëritur.

Zjarr Tv Ad