Pas 4 dekadash nga lufta, nëna vietnameze bashkohet me vajzën që lindi me ushtarakun amerikan

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nënë vietnameze u detyrua të hiqte dorë nga vajza e saj 3-vjeçare në prill të 1975-ës, pak para se Saigoni të binte në sundimin komunist. Kur trupa amerikane ikën nga Vietnami pas 20 viteve konflikt, mijëra vietnamezë të jugut që kishin luftuar së bashku me ta pse edhe më keq e kundërshtuan Veriun, u tmerruan nga ajo që po vinte. Ndërsa disa u larguan, më shumë se 3000 fëmijë ikën me familjet e reja përtej detit në atë që u njoh si “Operation Babylift”.

Midis atyre foshnjave ishte edhe Leigh Mai Boughton Small, vajza e një shërbëtoreje vietnameze dhe G.I, që iku nga kaosi i Vietnamit për një jetë të re në New England.

Leigh Mai dhe nëna që e lindi mund ta kenë kaluar pjesën tjetër të tjerët duke pyetur për njera – tjetrën, veç këmbënguljes së nënës, vendimit të vajzës për një analizë ADN dhe ndihmës nga një bamirës i mirë vietnamez. Pas disa vitesh përpjekje për të gjetur njera – tjetrën, Leigh Mai tani 47 vjeçe, takoi nënë që e lindir Nguyen thi Dep në 17 nëntor në Ho Chi Ming City, një bashkim që u filmua ekskluzivisht nga Reuters TV.

Gjithçka filloi me ca përqafime. Dep, 70 vjeçe, kishte frikës se vajza do të zhgënjehej prej saj – se mbase nëna e re e bukur ishte kthyer në një plakë të thinjur, të rreshkur e të shëmtuar”, siç tha ajo më pas. Leigh Mai, e shoqëruar nga burri i saj Jeff dhe tre fëmijët, ishte e etur për ta siguruar nënën e saj se nuk kishte asnjë pakënaqësi ndaj saj. Leigh Mai i dha nënës Dep një libër dorëshkrim të fëmijërisë së saj.

Nëna Dep nga ana e saj u dha nipërve zarfet e kuqe tradicionale me para. ata u përqafuan, qanë dhe qeshën. Ajo që e tronditi më shumë Leigh Mai ishte kur kuptoi se nuk kishte humbur vetëm një nënë, por një familje vietnameze dhe se kishte pasur shumë dashuri atje, shumë teze dhe daja dhe kjo kurrë s’i kishte shkuar nëpër mend”. Ajo gjithashtu nuk mund ta kuptonte sa të vështirë duhej ta kishte pasur nëna Dep gjatë gjithë atyre viteve për vendimin që mori për ta nisur përtej detit vajzën në një fat të panjohur.

KAOSI I EVAKUIMIT NË SAIGON

Një ndjenjë paniku ishte përhapur në Saigon kur Ushtria e Vietnamit të Veriut dhe dega e saj jugore, Viet Cong, iu afruan qytetit në prill të 1875-ës. Evakuimi iushtarakëve dhe civilëve amerikanë bashkë me dhjetra mijëra civilë të Vietnamit të Jugut kishte nisur. Dep kishte punuar si shërbëtore dhe më pas operatore telefonie në kazermë të ushtrisë amerikane në Saigon, kur ajo u njoh me babanë e Leigh Mai, Joe O’Neal, siç tha në një intervistë para bashkimit në shtëpinë e saj në Thu Doc, në periferinë e atij që tani quhet Ho Chi Minh City.

Ajp humbi kontaktim me O’Neal pasi atë e dërguan në shtëpi jo shumë kohë pasi u firmos Marrëveshja e Paqes në Paris në janar 1973. Vajza e vogël, që nëna e kishte quajtur Phuong Mai, ishte afër një vjeçe atëhere. Më pas ajo mësoi se O’Neal shte martuar dhe kishte një familje në Karolinën e Jugut. Miqtë amerikanë dhe vietnamze i thanë asaj ta jepte vajzën gjatë një fluturimi të “Operation Babylift” duke i shtruar pyetjen: Po sikur ata të vijnë e ta vrasin? “Unë u tmerrova dhe vendosa ta dërgoj May larg. M’u desh vetëm një javë të plotësoja dokumentet dhe pastaj avioni e ngriti lart”

Zjarr Tv Ad