Ish-trajneri i Milanit mund të marrë drejtimin e skuadrës së Serie A

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marco Giampaolo u shkarkua nga stoli i Milanit pas 8 ndeshjeve të para të këtij sezoni, ndonëse ishte emëruar në stolin e kuqezinjve vetëm në verën që lamë pas. Drejtuesit e Milanit nuk ishin të kënaqur me lojën dhe rezultatet e arritura nga Giampaolo dhe për këtë arsye vendosën ta largojnë atë duke ia besuar drejtimin e ekipit, Stefano Piolit. Megjithatë ish-trajneri i Sampdorias tashmë mund të fillojë një aventurë të re, pikërisht në Serie A.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, e ardhmja e Giampaolos nga sezoni i ardhshëm mund të jetë te Udinese. Luka Goti i cili tashmë është në drejtimin e bardhezinjve pritet të qëndrojë deri në qershor, më pas do të kërkohet një trajner tjetër.

Pikërisht emri më i përfolur është ai i Marco Giampaolos, i cili momentalisht është i papunë.

Zjarr Tv Ad