Messi Neymarit: Eja te Barcelona të fitojmë Championsin!

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“France Football” tërheq vëmendjen mediatike sportive me një lajm të bujshëm.

Sipas revistës franceze, Lionel Messi i ka dërguar një mesazh brazilianit Neymar, të cilit i ka bërë thirrje të transferohet para vitit 2021 te Barcelona, sepse pas 2 sezonesh do të jetë vetë ylli argjentinas që do të largohet nga blaugranat.

“Së bashku mund të fitojmë Champions Leaguen. Dua që të rikthehesh. Pas 2 vitesh do të largohem, kështu që do të mbetesh vetëm dhe do të marrësh vendin tim”, mësohet t’i ketë thënë Messi brazilianit Neymar.Sinjale këto se 5-herë fituesi i “Topit të Artë” po luan sezonin e tij të parafundit me Barçën dhe do të largohet pikërisht në vitin që do t’i skadojë kontrata në verën e 2021-t, kur Leo të jetë 34 vjeç.

Zjarr Tv Ad