Pas Dogjanit, edhe Arjan Hoxha shpall kandidaturën për kreun e bashkisë së Kamzës

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arjan Hoxha, kryetari i Partisë Demokratike në Kamzë, ka deklaruar se do të përfshihet në garën e primareve në PD-së, në të cilën do të zgjidhet kandidati më i votuar nga demokratët për të synuar kreun e kësaj bashkie në zgjedhjete  ardhshme vendore.

Kryedemokrati Arjan Hoxha është i dyti kandidat nga radhët e PD-së, që ka shprehur interesin për të fituar bashkinë e Kamzës, pas ish-deputetit të PD-së, Asllan Dogjani.

I ftuar  sot në SYRI TV, z. Arjan Hoxha u pyet nëse e kishte menduar më herët këtë kandidim dhe për përfshihej në këtë proces

“Që prej ditës së parë që kam vazhduar fushatën për t’u zgjedhur kryetar i PD-së në Kamzë, kërkesa e të gjithë qytetarëve të Kamzës dhe interesimi i tyre, ka qenë se si do të marrim bashkinë, që vetë ia kemi “dhuruar” po themi (se e kemi lënë fushën bosh) kryetarit aktual që me vetëm 6% të votave sot drejton, pra është emëruar Kryetar i bashkisë së Kamzës. Në këtë kontekst, në takimet e përditshme me të gjithë qytetarët e Kamzës, takime të vogla dhe të hapura, me shtresa të ndryshme, me grupe interesi, pyetja e tyre ka qenë gjithmonë e vazhdueshme se si ne si ekip do ta marrim bashkinë, t’ua kthejmë demokratëve dhe qytetarëve të Kamzës në shërbim të qytetarëve dhe jo të një individi të emëruar nga Kryeministri i Shqipërisë si Kryetar i bashkisë së Kamzës.

Gazetari: Një nga arsyet është tipologjia e kësaj bashkie. Nëse ka një vend që tregon më së miri padrejtësinë ndaj vullnetit të qytetarëve është pikërisht bashkia e Kamzës, edhe pse pati një përpjekje për të rezistuar nga ana e z. Mziu. Një komunitet aq i madh si Kamza, udhëhiqet jo nga vullneti i tyre, po nga e kundërta e këtij vullneti. A ka në qyet një situatë tensioni, presioni ndaj jush qoftë për gabimin strategjik që keni bërë, qoftë për mënyrën se si po drejtohet qytetari, vullneti dhe fryma që nuk është e tyrja?

Arjan Hoxha: Kjo që thoni ju është shumë e drejtë. Ajo ka qenë faktikisht rezistenca e të gjithë demokratëve dhe qytetarëve të Kamzës, që të mos dorëzohej bashkia. Nuk ka qenë e një individi, sepse aty është një ekip i tërë, janë shumë demokratë, ka shumë intelektualë, janë shumë qëndrestarë, njerëz që kanë sakrifikuar, kanë kontribuar për atë qytet dhe kanë qenë thuajse masivisht kundër kësaj, po gjithsesi kanë besuar; meqenëse janë pjesë dërrmuese, është një bastion i demokratëve, kanë besuar te lidershipi i PD-së, por në fakt ka rezultuar një zgjedhje e gabuar, ku sot kemi me qindra e qindra demokratë, familjet e tyre, që vuajnë nga keqqverisja dhe nga keqmenaxhimi i qytetit të Kamzës. Me një kaçavidë ka hyrë në bashkinë e Kamzës, Kryetari aktual. Dhe i është lënë po themi, fusha bosh në aspekt…

Gazetari: A mendoni se qytetarët do t’ua besojnë bashkinë e Kamzës, për të qenë ju “Qytetari i Parë” që ta drejtoni këtë bashki, duke qenë se edhe Kryetar i PD-së jeni zgjedhur me parimin “një anëtar – një votë”?

Arjan Hoxha: Unë, siç ju thashë, bëj takime jo të përditshme, por disa, shumë takime në ditë dhe ata më kanë besuar mua, demokratët. Me vota unanime, me vota të cilat kanë qenë realisht votimi me pjesëmarrjen me të lartë ndonjëherë në zgjedhjen brenda partisë në Kamzë, ku kanë marrë pjesë rreth 1300 votues. Jam zgjedhur me vota unanime prej tyre si njeriu më i votuar dhe më i besuar për të drejtuar PD-në e Kamzës… Ne kemi dalë përtej partisë, tek simpatizantët dhe pjesa gri dhe tek socialistët, që janë të bindur se ajo bashki i takon shumicës dhe shumica janë demokratët dhe unë jam i bindur se besimi dhe vullneti i tyre do të jetë për të zgjedhur më të mirin prej nesh. Por mendoj që me punën që kemi bërë, absolutisht rezultantja do të jetë se njëri nga kandidatët po themi, që do të përfshihet në këtë garë, do të jetë ai që do ta marrë bashkinë e Kamzës.

Zjarr Tv Ad