Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sali Shehu do të jetë kreu i ri i partisë ‘Fryma e re demokratike’ deri në zgjedhje, pas dorëheqjes së Bamir Topit nga drejtimi i saj.
Shehu u zgjodh sot në krye të FRD-së, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të partisë, e cila pranoi gjithashtu dorëheqjen e z. Topi. Më herët Sali Shehu mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.
Ndër të tjera gjatë mbledhjes antarët e Asamblesë se FRD-së miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.
Kryetari i ri i FRD-së, Shehu i bën thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.