Pas Durrësit, zbulohet propozimi i degës së Partisë Demokratike në Rrogozhinë për kandidatin e zgjedhjeve të 6 Marsit

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas dega e PD në Durrës propozoi Luan Hotin si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 Marsit, është zbuluar edhe kandidati i propozuar nga PD në Rrogozhinë.

Ferdinand Saraçi ëhstë emri i propozuar nga anëtarët e PD në Rrogozhinë, ndërkohë që emri i tij i është dërguar për miratim Kryesisë.

Emri i tij dhe i kandidatëve të tjerë për 6 bashkitë do të shqyrtohet dhe më pas për ta do të merret vendimi nga Kryesia.

Nëse Saraçi do të jetë kandidat i PD, atëherë ai do të ketë përballë Edison Memollën e PS-së dhe Hekuran Xhani nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

Zjarr Tv Ad