Pas humbjes, kjo është renditja e Shqipërisë në Grupin H të Euro 2020

0
1021
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër humbje për Shqipërinë. Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin 1-0 ndaj Islandës në ndeshjen e tretë të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Shqipëria megjithëse dominoi lojën nuk arriti që të dilte me pikë, ndaj një rivali direkt në Grupin H që synon kualifikimin në Kampionatin Europian.

Pas 3 ndeshjeve në këto eliminatore, Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt me vetëm 3 pikë të grumbulluara, falë fitores 3-0 ndaj Andorras.

Dy ndeshjet e tjera kuqezinjtë i kanë humbur përballë Turqisë dhe sot Islandës.

Zjarr Tv Ad