Pas mjekëve për diplomat, Rama kërcënon fermerët: Super taksë atij që s’punon tokën!

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer “kërcënimet” përkundrejt shtresave të caktuara të shoqërisë në metodë pune.

Pasi u komunikoi studentëve të mjekësisë se do u “mbajë peng” diplomat pas përfundimit të universitetit, në mënyrë që ata të punojnë disa vite ne sektorin shëndetësor vendas dhe më pas të zgjedhin nëse do largohen drejt Gjermanisë, sot kreu i qeverisë kërcënoi edhe bujqit që lënë tokat djerrë.

Nga Lushnja ku ndodhej në një qendër të grumbullimit të produkteve bujqësore me qëllim eksportimin e tyre, Rama e vendosi theksin te toka bujqësore, duke thënë se do të aplikohet një super taksë për ata që e lënë të papunuar.

Rama u shpjegoi fermerëve edhe metodën që qeveria do përdorë për të aplikuar këtë taksë duke thënë se do të realizohet përmes një ndërhyrje ligjore, që do të përcaktojë se toka ose do të punohet, ose do të jepet me qira.

“Shqiptarët nuk duhet të ikin në Greqi apo Itali. Është e kotë, është e kotë. S’kanë ça bën një shqiptar në Itali dhe Greqi, nëse është në sektorin bujqësor. Këtu ka ça bën. Krahasimi i drejtpërdrejtë pagë me pagë nuk mjafton. Në këtë fushë jam optimist.

Kemi probleme dhe me tokën, të natyrës që mbajmë peng tokën. Këtë s’do e lejojmë. Po përgatisim një ndërhyrje ligjore, ose punojë, ose jepe me qira, por s’mund ta mbash peng. S’mund të thuash: ‘Ajo është toka ime, ti e mban me plehra’. Nuk mundet! Ose punojë, ose jepe. Do e bëjmë këtë me ligj, ose super taksë, ose me forma të tjera si vendet e tjera. Tokën që ti ke nuk mund ta mbash kot”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad