Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
FNSH dhe RENEA janë ndalur sot pasdite në Lezhë, në kuadër të një operacioni antikanabis në të gjithë territorin e vendit. Operacioni i sotëm po zhvillohet në bashkëpunim edhe me Guardia di Financan italiane.
Nga informacionet e para për Oranews mësohet se janë sekuestruar 4 mijë rrënjë kanabisi të cilat do të asgjësohen me djegie.
Në terren ka forca të shumta policie, nga reparti i FNSH-së dhe RENEA-s, për të bërë të mundur lokalizimin dhe asgjësimin e sa më shumë parcelave me kanabis.