Pas përfundimit të mandatit, Merkel rikthehet si pedagoge në Universitet?

0
21
German Chancellor Angela Merkel speaks during her Christian Democratic Union (CDU) party colleague and Hesse State Prime Minister Volker Bouffier's campaign rally for the upcoming state election Dieburg, Germany, October 23, 2018. REUTERS/Ralph Orlowski
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Të gjitha universitetet që më kanë dhënë doktoratë nderi do të marrin lajmet e mia kur nuk do të jem më kancelare”, – kështu u shpreh Angela Merkel në një fjalim në Shkollën e Menaxhimit të HHL, në Leipzig.

Nëpërmjet këtij citimi kancelarja gjermane ka lënë të kuptohet se mund të kthehet në jetën akademike, pasi të ketë përfunduar mandatin e saj të katërt.

Mandati i saj përfundon në vitin 2021.

“Do të kthehem dhe nuk do të qëndroj për një kohë, si sot. Do të qëndroj më gjatë”, – ka vazhduar Merkel, duke shkaktuar të qeshura nga publiku.

Merkel dha dorëheqjen vitin e kaluar nga udhëheqja e Unionit Kristian Demokratik (CDU) pas humbjeve në zgjedhjet lokale, duke thënë se mandati i saj i tanishëm do të ishte i fundit i saj.

Zjarr Tv Ad