Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Debat për menaxhimin e Butrintit nga një fondacion privat shqiptaro-amerikan ka përfshirë akademikët, të cilët janë mbledhur sot në një takim të posaçëm në Akademinë e Shkencave për të dhënë këndvështrimin e tyre mbi rëndësinë e këtij Parku Kombëtar dhe mënyrën më të mirë se si të administrohet ai.
Kjo konferencë ka ardhur një ditë pasi akademikët dhe intelektualët e shquar u ngritën në protestë përpara Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për menaxhimin e Butrintit nga një fondacion.
Arkeologu i njohur Neritan Ceka dhe akademiku Apollon Baçe qenë ndër të parët që morën fjalën duke përshkruar së pari vlerat e mëdha që mbart ky park.