Pas provokimit të Vuçiç, zyrtari i lartë serb sulmon ashpër Kosovën: Do të punojmë që të ndalim …

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se vendi i tij do të punojë fort për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati me ambasadorin e Japonisë, në Beograd, Takahiko Katsumata, raporton portali “Kosovo Online”.

Sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme e Serbisë, ai falënderoi Japoninë për abstenimin e saj gjatë votimit të fundit. Në takim u diskutuan modalitetet e bashkëpunimit policor midis dy vendeve në fushën e krimit të teknologjisë së lartë dhe trajnimeve të përbashkëta në këtë fushë.

Ambasadori Katsumata theksoi se siguria e pronës dhe qytetarëve ka një rëndësi të madhe për arritjen e investimeve të huaja në një vend.Sipas tij, Serbia ka treguar se është një vend i qëndrueshëm dhe i sigurt, prandaj, ndër të gjitha arsyet e tjera, investimet në rritje nga investitorët japonezë mund të priten në periudhën e ardhshme.

Zjarr Tv Ad