Pas publikimit të audiopërgjimit për Lamen, Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë: Nëse nuk ju përgjigjem në telefon mos u shqetësoni, mund të më kenë…

0
1264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha, publikoi dje një audiopërgjim, ku kreu i Kadastrës Artan Lame, u kërkonte vartësve që të zvarrisnin qytetarët, në mënyrë që ‘hallin’ e tyre ta përdornin për zgjedhjet e 25 Prillit. Lame u komunikonte atyre, se kishte pasur një bisedë dhe me Kryeministrin Edi Rama, ku kishin rënë dakord që para zgjedhjeve askujt mos ti thuhej se banesat nuk do të legalizoheshin, pasi në të kundërt ata do të ishin ”mish për topin” e kundërshtarit.

Pas këtij audiopërgjimi, kreu i SPAK Arben Kraja, njoftoi nisjen e verifikimeve, ndërsa gazetari Hoxha shpreh gadishmërinë e tij, për të ngjitur sërish shkallët e SPAK, për herë të tretë që pas krijimit të këtij organi të ri të drejtësisë. Me humor Hoxha njofton ndjekësit e tij, se në rast se nuk do t’u përgjigjet dot në telefon, ata duhet ta dijnë se ai është celulari i tretë që do ti sekuestrohej nga prokuroria. Teksa kujton një prej çështjeve që e kanë bërë të thërritej në prokurori,  Hoxha thotë se e vetmja provë e rëndë që mbahet nga akuza, është celulari i tij.

Postimi:

Epo mire, ja kam marre doren ngjitjes se shkalleve te SPAK-ut. Nuk e kam per here te pare. Te pakten dy here kam qene vitin e kaluar ne SPAK, dhe 6 here te tjera, ne prokurorite e rretheve per denoncimet e parcelave me anabis…

Gjithsesi, qe te jemi te qarte, nese nuk u pergjigjem ne telefon, mos u shqetesoni. Nuk kam “humbur” me deshire…. Ose me kane sekuestruar telefonat serish dhe nuk kam mundesi te pergjigjem, ose me kane “sekuestruar” edhe mua me gjithe telefona…

Por ç’do e keqe e ka nje te mire. Sepse do te kem edhe njehere tjeter mundesine, te interesohem per dy celularet e mi te sekuestruar me 15 shtator 2016, nga paraardhesja e SPAK,…

 

Zjarr Tv Ad