Mark Markua, u caktua si drejtues politik në qarkun e Lezhës, por kjo ka shkaktuar pakënaqësi, për shkak se ka qenë pjesë e komisionit të verifikimit të kandidaturave. Ndër ata që kishin pakënaqësi, ka qenë edhe zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.
“Si të hedhësh në erë me duart e tua komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputetë në tërë Shqipërinë. Mirë shumë”, është shprehur Erla Mëhilli në reagimin e saj.
Por, lidhur më këtë qëndrim, është pyetur edhe ish-kryeministri Berisha në ABC neës, ku u shpreh se; ajo është gazetare, intelektuale dhe ka të drejtë të shprehë mendimin e saj.
“Zëdhënesja ime, është një ish gazetare siç jeni ju, kur ajo flet në emrin tim, flet në emrin tim.
Zëdhënësja shpreh mendimin tim, duke ju referuar Sali Berishës, në rastet e tjera është një qytetare, gazetare dhe intelektuale që shpreh opinionet e veta”, ka thënë ish-kryeministri Sali Berisha.