Partia Demokratike kundër procesit të fiskalizimit/ Jorida Tabaku: Edi Rama po vjedh me anë të koncesioneve

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jorida Tabaku, ka deklaruar se në këto 8 vite qeverisje nga Rama, shqiptarët kanë paguar një rritje prej 3 miliardë euro taksash shtesë. Ish-deputetja u shpreh se; informalitetit është rritur e shumë biznese janë detyruar të ndahen në dy pjesë.

“Bizneset kanë memorie. Në 2013 taksat u rritën në mënyrë të pashoqe, taksa shkoi në 23 %. Shqiptarët paguan një rritje taksash prej 3 mld euro. Kjo rriti informalitetin. Shumë biznese u detyruan që të ndaheshin në dy. Ndodhemi sot në një sistem ku gjysma e ekonomisë është në të zezë. Kjo ka ardhur si pasojë e taksës progresive”, ka thënë Tabaku.

Sipas Tabakut, procesi i fiskalizimit është korruptiv dhe i shton barrën me kosto shtesë bizneseve. Ajo ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, se me anë të koncensioneve, ai është duke vjedhur shtetin dhe po rrit korrupsionin.

“Ky proces është korruptiv. Një kompani kroate do të marr procesin e fiskalizimit që i kushton shtetit 16 mln euro. Paguhet dy herë për fiskalizimin. Është pagesë e papërballueshme, pasi kërkon që për një shishe ujë, do marrësh miratim. Korrupsioni më i madh bëhet me vullnet të Ramës, është trau i doganave, janë koncesionet”, është shprehur ajo.

Gjithashtu, Tabaku tha se; korrupsioni në prokurimet publike, do të marrë fund në 25 prill. Ajo deklaroi se do të rritet formaliteti përmes taksave të sheshta.

“Kryeministri tha se nuk do të ketë kosto por ai gënjen, siç ka gënjyer për 8 vite. Korrupsioni i madh ndodh tek Prokurimet publike. Por kjo do të marrë fund në 25 prill. Ne jemi për të rritur formalitetin dhe kjo arrihet përmes taksës së sheshtë”, tha Tabaku.

Ish-deputetja Tabaku, u shpreh se; në këto kushte ku biznesi ka përfunduar, duhet ndihmuar e jo rënduar me taksa të tjera. Sipas saj, PD me anë të programit më të mirë electoral, do të heqë me votë Edi Ramën në 25 prill.

“Është rritur numri i të varfërve, është rritur numri i të papunëve. Sot ndodhemi në faktin se 40% e popullsisë ka më pak se 5.5 dollarë në ditë. Në këto kushte duhen marrë masa për të ndihmuar biznesin dhe jo t’i vendosësh atij dhe një taksë tjetër. Me dhunë nuk punohet. Shqipëria ka nevojë që të formalizojë bazën tatim-pagues dhe t’i ofrojë njerëzve mundësi. PD ka programin më të mirë elektoral, që është diskutuar gjerësisht me shumë grupe interesi. Më vjen mirë që ka interes për bisedimet me aleancën. Aleanca është e gjerë, që të heqim një herë e mirë me votë Edi Ramën”, u shpreh Jorida Tabaku.

Zjarr Tv Ad