Pas shqetësimeve për shëndetin mendor të Cara Delevingne, modelja del për herë të parë në publik! Mbërrin në Paris për Javën e Modës, tenton të maskohet me…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cara Delevingne mbajti një profil të ulët të hënën teksa mbërriti në aeroportin Charles de Gaulle në Paris për javën e modës në qytet.

Modelja 30 vjeçare mbante syzë dhe maskë në fytyrë, si edhe një kostum me kuadrate.

Kjo është dalja e saj e parë publike mes shqetësimeve për shëndetin e yllit të pasarelave, e cila u fotografua në aeroport pak jave me sjellje të çrregullta.

Supermodelja pothuajse nuk njihej teksa mbërriti në qytetin e modës. Ajo po ecte nëpër aeroport, duke mbajtur kokën ulur dhe sytë e fiksuar në celularin e saj.

Cara mbërriti në kryeqytetin francez për ditën e parë të javës së modës, ku ikona të stilit si Naomi Campbell dhe Bella Hadid u ngjitën në pasarelën e Burberry.

Shfaqja e saj në publik vjen modelja nuk mori pjesë në prezantimin zyrtar të koleksionit të saj të ri CARA LOVES KARL, një bashkëpunim me shtëpinë ikonë të modës të të ndjerit Karl Lagerfeld.

Zjarr Tv Ad