Skandali, KESH-i ‘hap thesin’, i jep “Salillarit” 2,2 milionë euro tender pa garë! Për 100 ditë duhet të ndërtojë në portin e peshkimit Triport-Vlorë

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

VALENTINA MADANI/ Qeveria vazhdon t’i japë miliona euro kompanisë “Salillari”. Kjo kompani ka marrë një tjetër tender pa garë me vlerë të konsiderueshme nga qeveria.

Janë rreth 2.2 milionë euro që subjekti ka fituar në tenderin për ndërtimin e infrastrukturës që do të lidhë gjeneratorët e prodhimit të energjisë të vendosur në dy anijet në portin e Vlorës. Sipas të dhënave zyrtare në garë është përfshirë vetëm kompania “Salillari”, që është shpallur edhe fituese e prokurimit.

Është KESH-i, institucioni që ka vendosur t’i japë 2.2 milionë euro tender pa garë kompanisë “Salillari” për ndërtimin e infrastrukturës së aksesimit dhe ankorimit për TEC-et lundruese në portin e peshkimit Triport-Vlorë. Thirrja për këtë tender u hap më 29 gusht, me një fond limit prej 280 milionë lekë ose rreth 2,4 milionë euro, ndërkohë që si ofertë ka qenë vetëm ajo e paraqitur nga kompania “Salillari” me vlerë 2,2 milionë euro. Edhe pse tenderi ka qenë praktikisht pa garë, korporata elektro-energjetike shqiptare ka nxituar menjëherë ta shpallë ofertën e vetme si fituese.

Tenderi parashikon që për 100 ditë pune “Salillari” duhet të ndërtojë në portin e peshkimit Triport-Vlorë infrastrukturës së aksesimit dhe ankorimit për TEC-et lundruese, të cilat janë kontraktuar po nga KESH-i për të prodhuar energji elektrike. Kështu përveç qerasë ditore për TEC-et lundruese, do të shpenzohen edhe para të tjera publike për ndërtimin e kalatave të ankorimit, thellimin e portit dhe lidhjen e gjeneratorëve me naftë më sistemin e energjetik shqiptar. Termocentralet lundruese janë të një konsorciumi amerikano-italian, i quajtur “Excelerate Energy– Renco”, dhe kanë një fuqi të instaluar prej 110-130 megawat. Qiraja për TECet lundruese llogaritet në rreth 95 mijë dollarë dita dhe për një vit shkon në mbi 34 milionë dollarë, ndërsa kosto e prodhimit të energjisë do të varet nga çmimi i naftës.

ABUZIMI

Kompania “Salillari” do të përfitojë të tjera miliona euro edhe nga FSHZH-ja. Fondi Shqiptar i Zhvillimit do t’i japë 4.5 milionë euro kompanisë së Pëllumb Salillarit, për të kryer ndërhyrje në Kalanë e Ali Pashës në Tepelenë. Sipas tenderit të kryer nga FSHZHja, kalaja u ndërtua keq 200 vjet më parë. Për këtë arsye është zgjedhur kompania “Salillari”, e cila me 4.5 milionë euro do të rregullojë gabimet që bën ndërtuesit e Ali Pashës 200 vjet më parë.

Pak ditë më parë, “Salillari” fitoi një tjetër tender pa garë, me vlerë 2.5 milionë euro. Pasi i zbuloi tri kate pa leje në një godinë në Farkë dhe i prishi imazhin publik duke e ndarë këtë shkelje me median, tashmë kabineti Rama po mundohet të shlyejë gabimin, duke i dhuruar miliarda lekë të qytetarëve, kompanisë së Pëllumb Salillarit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur këtë të hënë kompaninë e Pëllumb Salillarit fitues të tenderit për rijetëzimin e Kalasë së Tepelenës. Fondi i vendosur në dispozicion për këtë tender ishte 5.4 miliardë lekë të vjetra. Subjekti “Salillari” e ka fituar procedurën me ofertën prej 4.58 miliardë lekë të vjetra.

Nëpërmjet këtij tenderi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shprehet se do të përmirësojë punimet e kryera keq nga stafi i Ali Pashë Tepelenës. “Gjendja e monumentit nuk është e mirë, pasi materiali lidhës i gurëve, llaçi i gëlqeres, nuk ka qenë i cilësisë së lartë në kohën e ndërtimit. Një nga arsyet e kësaj dobësie është dhe puna e nxituar që shoqëroi ndërtimin e këtyre fortesave. Kjo dukuri vihet re më qartë në ndërtimet e brendshme ku muratura e tyre është shkërmoqur dhe është në degradim të vazhdueshëm”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Pasi ka zbuluar gabimet e rënda të Ali Pashë Tepelenës, institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli, ka vendosur që, 200 vjet pas ndërtimit të kalasë, t’i japë “Salillarit” rreth 5 miliardë lekë të vjetra për rijetëzimin e saj. Pak ditë më parë, shoqëria e ndërtimit në pronësi të Pëllumb Salillarit, fitoi një tjetër tender, kësaj radhe pa garë, me fond 2.5 milionë euro, për thellimin e basenit të Triportit, në Vlorë, ku do të ankorohen anijet nga Bangladeshi, të cilat do të prodhojnë energji elektrike. Në fillim të Shtatorit, Pëllumb Salillari u kap në shkelje flagrante të ligjit, pasi kishte ndërtuar 3 kate pa leje, në një sipërfaqe 1200 metra katrorë, në një pallat në zonën luksoze të Farkës, në Tiranë.

Zjarr Tv Ad