Në “Xing me Ermalin”, u risoll në vëmendje një video e kryeministrit ku flet për kryebashkiakun Erion Veliaj e ku shprehet: “Erion Veliaj mund të dalë në televizor sa të dojë, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë një nga ato pemë do të varet, si shembull që në këtë parti rrugët armiqësore do të marrin goditjen e duhur”.
“Ti je pjesë e kësaj loje. Kam pasur dyshimet e mira, por tani që nxorre videon. Do të vijë rradha dhe ty. Atë të varjes do ta mendojmë pak se pemët që ka mbjellë ai janë të holla dhe mund të vareni e të bini gjallë. Ti na duhesh i gjallë, por i qethur komplet. Do të të rruajmë, do të të veshim pizhama dhe do të të çojmë në punë të detyruar”, i tha Rama Ermalit në kuadër të shakasë.
“Do i rikthesh internimet?”, e pyeti Ermali. “Do të të internojmë këtu në oborrin e Klanit. Do punosh me ujitje, krasitje”, u përgjigj kryeministri.