Pas vendimit të Apelit për ‘vulën’ e PD-së/ Gjikondi zbardh skenarët dhe tregon fundin e ish kryeministrit: Berisha nuk mund të nxjerrë kandidatë për 14 Majin

0
783
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish vendimin për ankimimin e grupit të deputetit Enkelejd Alibeaj për dy Kuvendet e PD-së, atë të korrikut të mbajtur nga Lulzim Basha dhe ai i mbajtur në dhjetor nga Sali Berisha. Ndërkohë, seanca e radhës pritet të mbahet më 22 dhjetor në orën 09:00.

Avokatja dhe aktivistja Brizida Gjikondi ishte e ftuar në Abc Live ku foli për këtë situatë, teksa tha se “ky formalitet po kthehet në një mollë sherri mes dy krahëve”. Sipas saj, SPAK duhej të kishte hetuar Berishën lidhur me çështjet për të cilat u shpall non grata nga SHBA.

“Krahu i Bashës dhe Alibeajt është krah SHBA ndërsa Berisha me klanin e tij që ka uzurpuar partinë kundër. Berisha nuk ishte aq i fortë në fillim kur u shpall ‘non grata’. SPAK nuk e hetoi detajisht. Drejtësia amerikane e shpall non grata për disa arsye të cilat ne duhet t’i hetojmë.”, tha ajo.

Më tej ajo shtoi se Berisha nuk mund të nxjerrë kandidatë për zgjedhjet e 14 Majit ndërsa shtoi se këtë mund ta bëjë nën logon e Ilir Metës.

“Nëse vazhdon kështu, grupi i Berishës s’ka asnjë të drejtë të nxjerrë kandidatë, vetëm në siglën e Ilir Metës, sepse nuk ka as vendim gjykate dhe as financat. Këto të drejta i ka vetëm krahu i Alibeajt. Mesa di këto ditë Alibeaj shpall kandidaturat për të gjitha bashkitë, krahu zyrtar i PD-së me letra.”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad