Pas Zaimina Vasjarit, edhe Bledi Mane rezulton i punësuar në administratë

0
1618
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Papritur një numër i madh personazhesh të njohur kanë nisur të punësohen në administratën shtetërore.

Orët e fundit në rrjete sociale dhe media po qarkullon lajmi se Zaimina Vasjari, prej kohësh ka qëndruar e tërhequr nga muzika,  ka marrë një post pune në UKT.

Në dokumentin e bërë publik, ajo figuron e punësuar si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Këngëtarja  është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimin mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Pa marrë ende asnjë regaim nga Vasjari për këtë lajm, një tjetër lajm i ngjashëm i ka habitur të gjithë. Gazetari Bledi Mane prej 3 vitesh tashmë punon si inspektor i Mjedisit në Kukës.

Në një dokument zyrtar thuhet se Mane emërohet në pozicionin Inspektor, sektoi Kukës, në sektorin e Policisë Pyjore, pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dega rajonale Kukës.

Ky urdhër ka hyrë në fuqi nga qershori i vitit 2018-të dhe mban firmën e kryeinspektorit Armando Lamaj.

Zjarr Tv Ad