“Tokio 2020”/ U kualifikua në finale për herë parë në një finale të Olimpiadës, Rama përgëzon Luiza Gegën: Respekt kampione!

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luiza Gega ka hyrë në historinë e sportit shqiptar, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ajo doli e pesta në garën me pengesa për baterinë e saj, duke siguruar automatikisht finalen, e cila do të zhvillohet më datë 4 gusht.

Rezultati i jashtëzakonshëm është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në rrjete sociale, përgëzon sportisten.

“Respekt Kampione
Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike ”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad