Për vite me radhë emrin e Skënderbeut janë përpjekur ta përvetësojë shumë vende të ballkanit, por për herë të parë qeveria greke e ka shpallur Skënderbeun “hero kombëtar grek”
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtëme të Greqisë në datën 30 nëntor 2022 është botuar mesazhi i urimit që ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, i çon ambasadores së Shqipërisë në Athinë me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë. Në mesazh thuhet tekstualisht: “Skënderbeu është hero kombëtar i dy vendeve tona”.
Diplomacia greke synon që t’i japë historisë së Shqipërisë, kombit shqiptar dhe heroit tonë kombëtar, statusin e pronësisë së përbashkët të të dy shteteve.
Pasi na mori Himarën dhe detin, tani Greqia na mori edhe Skënderbeun. Alarmi në Shqipëri duhet të jetë i madh. Nuk jemi para një mosinformacioni të një historiani apo të një rapsodi popullor grek. Është ministri i jashtëm grek, që e shpall qëndrimin zyrtar se Skënderbeu është hero kombëtar grek. Ndërkaq hesht diplomacia shqiptare, hesht qeveria shqiptare, hesht Akademia e Shkencave dhe historiografia e realizmit socialist.
Burimi:Fax News