Pasuria e Edi Ramës, Berisha: Janë shitur disa ikona të vjedhura në Francë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në News24 ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me takimet e kryeministrit Edi Rama me studentët. Bershia veçoi rastin e debatit mes studentit dhe Ramës në Vlorë për “Iphone” që studenti përdorte, teksa ky i fundit e ka pyetur për banesën që po ndërton kryeministri në Surrel.

Berisha kujtoi një akuzë që më herët kishte lëshuar ish-kryeministri Fatos Nono për kreun e qeverisë. Ish-kryeministri përballë Adi Krastës tha se Nano ka akuzuar Ramën se ai ka shitur disa ikona të vjedhura në Francë.

“Më fal ai i tha studentit; a ke marrë ipohn-in, ku e ke marrë atë? Studenti i tha; po ti vilën në Surrel? Studentit ai i tha; kam qenë emigrant. Por në emigracion ai ka një akuza që s’u vërtetua kurrë. Fatos Nano i tha; ke shitur ikona të vjedhura. Dhe unë ska hyrë në hetimin e saj, por di që ikona janë vjedhur me qindra e mijëra dhe që bllokmenët morën ikonat kur u prishën kishat. Këtë e di mirë.

Po ku i deklaroi atë pasuri? Çfarë taksash pagoi? A ka paguar taksa? tek cila banë i kaloi ato?! Për t’i mbyllur të gjitha këto, se ishin para të vjedhura, shkarkoi Zana Xhukën. sapo kryetarja e ILKDP-së hapi hetimin, akti i parë që bëri Rama, e shkarkoi. 1 mijë metër katrorë sipërfaqe banimi në Surrel dhe i thoshte studentit; po këtë ipohne?! Pra, ky është përroi i tij psikik”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad