Patozi: Berisha ka qëllim të rrijë si “beu i opozitës”, të vijojë të pasurohet

0
262
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Astrit Patozi thotë se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 krijuan një sistem politik shfarosës për çdo nismë të re.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Patozi u shpreh Sali Berisha nuk ka për qëllim të përmbysë pushtetin, por të ruajë monopolin e kreut të opozitës.

Sipas Patozit, Berisha do ishte projekt politik nëse do e niste me diskutimin për ndryshimet kushtetuese të 2008-s, për të cilat siç tha është i vetmi që s’ka folur kurrë.

“Berisha nuk ka për qëllim të përmbysë pushtetin, por të ruajë monopolin e beut të opozitës. Se në Shqipëri pasurohesh edhe duke ndenjur në opozitë. Shqipëria është kthyer në një sistem bipolar. Berisha do ishte projekt politik nëse do e niste me ndryshimet e 2008, ai është i vetmi që s’ka folur kurrë për to. Në Shqipëri ka dy gjela, ai më i madhi ka pjesën e luanit, që është kryeministri. Beteja mes tyre nuk është e shqiptarëve”, tha Patozi.

Zjarr Tv Ad