“Patrullat ndalonin njerëzit pa shkak”/ Ministri Çuçi: Do të rikthejmë kamerat e trupit për policët

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është shprehur se vitin e arshëm do të ketë më shumë investime në Teknologji në Policinë e Shtetit.

Gjatë fjalës së tij në në konferencën përmbyllëse të projektit “Forcimi i Policimit në Komunitet” i financuar nga qeveria suedeze, ai u shpreh se do të rikthehen kamerat e trupit për policët.

Në vijim ai përmendi të tjera arritje të punës së Policisë së Shtetit sidomos përmes shfrytëzimit të avantazheve që krijon teknologjia.

“Kemi kaluar nga patrulla policie që të ndalonin ndonjëherë edhe pa shkak, në përdorimin e radarëve automatikë dhe makinave inteligjente duke ulur kështu kontaktin e qytetarit me punonjësin e policisë që në shumë raste ishte edhe burim ryshfeti. Së shpejti do të kalojmë në njoftimin elektronik të menjëhershëm të qytetarit në rast shkeljeje dhe do të vijojmë investimet në teknologji e pajisje dixhitale për të rritur cilësisht punën e Policisë. Vetëm vitin e ardhshëm kemi parashikuar 7.6 herë më shumë investime në Teknologji në Policinë e Shtetit”, tha ministri Çuçi.

“Pavarësisht këtyre arritjeve me ndihmën edhe të programit suedez, ne jemi në një përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar punën e policisë, rritjen cilësore të shërbimit që ajo i ofron publikut, një zbatim tërësor të filozofisë së policimit në komunitet. Në objektivat tona është shtrirja e përdorimit të kamerave të trupit për punonjësit e patrullave të policisë. Kjo do të rrisë më tej transparencën në punën tonë gjatë kontakteve me publikun, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe evidentimin e rasteve të mundshme të abuzimeve. Dëshirojmë t’i japim një zhvillim të mëtejshëm Komisariatit Dixhital, si një formë që ka rezultuar e suksesshme për raportimin e shkeljeve nga qytetarët”, u shpreh Ministri i Brendshëm.

Zjarr Tv Ad