PD, 5 propozime për financimin e partive

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PD propozon 5 ndryshime në Kodin Zgjedhor sa i përket financimit të partive politike. Në paketën që i është paraqitur tashmë mazhorancës PD sugjeron reduktim drastik të financimit privat të partive në zgjedhje dhe rritjen e financimit publik.

Po sipas PD, financimi privat nuk duhet të jetë më i madh se 50% i masës së financimit, të cilin subjektet e kanë përfituar nga buxheti i shtetit.

Po ashtu opozita kërkon kufizime më të forta mbi donacionet që vijnë nga privatët. PD propozon ndër të tjera që mos lejohet të dhurojnë ata që kanë përfituar nga kontrata shtetërore 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 mln lekë.

Personat apo kompanitë që dhurojnë për kandidatët dhe partitë në zgjedhje përjashtohen për 4 vite nga përfitimi i kontratave shtetërore mbi 10 mln lekë.

Një tjetër propozim është kontroll i ndërsjelltë i shpenzimeve financiare të partive në zgjedhje nga partitë rivale.

Po ashtu kërkohet verifikimi direkt nga ekspertët e partive të transaksioneve financiare në bankat e nivelit të dytë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Sipas propozimit të opozitës nëse një kandidat apo subjekt zgjedhor shkel dispozitat për financimin e partive dhe kjo përbën vepër penale, KQZ duhet të kërkojë përfundim të parakohshëm të mandatit.

Ndërkohë në datën 6 do të diskutohet edhe për ndryshimin e sistemit, ku palët do të vijnë me propozimet e tyre.

Zjarr Tv Ad