PD: Agim Kajmaku nuk jep shenjat e gishtave, prokuroria fshihet pas postierit të Vorës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prendendimet e prokurine e përgjithshëm, se shkak i mosmarrjes së shenjave të gishtave për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, ka qenë një ngatërresë adrese e postierit nuk e ka buindur Partinë Demokratike.

Ish-deputeti Luçiano Boçi në dalje për mediat nga selia blu tha se Prokuroriaduke u fshehur pas postierit të Vorës po ndërton një mburojë mbrojtjeje për të inkriminuarin e radhës.

Boçi: Jorgo Toto, Agim Kajmaku, të cilin Edi Rama ua dërgoi qytetarëve të Vorës si peshqesh të qeverisë së tij të krimit, ka refuzuar të depozitojë shenjat e gishtave, duke konfirmuar kështu se është ai personi i arrestuar në Greqi nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara. Prokuroria, duke u fshehur pas procedurave, po ndërton një mburojë mbrojtjeje për të inkriminuarin e radhës.

Në njoftimin zyrtar, organi i akuzës pranoi publikisht se ka dështuar të marrë shenjat e gishtave të personit të akuzuar Agim Kajmaku dhe për këtë dështim paraqet si shkak ngatërresën e adresës nga Zyra e Postës (!!).

Një justifikim banal dhe padyshim i turpshëm, pasi askush nuk e beson se Posta nuk e ka gjetur dot zyrën e kryetarit të bashkisë në Vorë. Prandaj, e gjitha kjo është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur të inkriminuarin e radhës së Edi Ramës.  Edi Rama duke u fshehur pas postierit të Vorës po bën gjithçka për të shpëtuar Jorgo Kajmakun.

Boçi tha se Jorgo Kajmaku vazhdon të mbajë padrejtësisht zyrën e bashkisë, ndërkohë që bashkë me Valdrinin, Pjerinin, Vangjushin, Eltonin, Elvisin duhet të ishin duke ndarë sëbashku qelinë e burgut.

Zjarr Tv Ad