PD akuzon kandidatin e Berishës për Bashkinë Dibër: Gruaja e tij nuk çoi para drejtësisë ministrat e Ramës

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka sulmuar kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Dibrës, Premtim Kryemadhi i cili u prezantua këtë të dielë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

PD thotë se demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Berisha dhe Meta, të cilët përzgjodhën si kandidat burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk çoi para drejtësië ministrat e Ramës. Sipas PD kandidatët e koalicionit nuk përfaqësojnë demokratët, por korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë.

REAGIMI:

Kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, nuk përfaqësojnë demokratët. Ata përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë. Dibranët e dinë mirë se si gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota.

Demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Berisha dhe Meta, të cilët përzgjodhën si kandidat pikërisht burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila përveç Dosjes “184”, nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.

Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk mund të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajmë Ramën

Zjarr Tv Ad