PD: Donika Prela në shërbim të Avdylajve, nuk sekuestron pasuritë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANE

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata tha se drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është në shërbim të bandës së ‘Avdylajve’, pasi sipas tij është vënë në atë detyrë nga Rama për të shkatërruar dosjen e njohur si ‘339’.

Gjatë një deklarate për mediat, Çlirim Gjata u shpreh se Prela nuk sekuestron pasurinë e kreut të grupit të Avdylajve duke shkelur ligjin anti mafia.

“Donika Prela është në shërbim të bandës së Avdylajve sepse është emëruar nga Rama në këtë detyrë për të shkatërruar dosjen 339. Truri i bandës së Shijakut është i pa prekur. Si shpjegohet që Donika Prela nuk vepron dhe nuk sekuestron pasuritë e tij sipas ligjit anti mafia. Ne sot kemi një celulë kriminale dhe jo një Prokurori të Krimeve të Rënda. Prela ka liruar Astrit Avdylajn kur ishte në prokurorine e Durrësit”- tha Çlirim Gjata.

Zjarr Tv Ad