PD e Alibeajt çel nesër fushatën, Bejko: Ne ishim bashkë por Berisha na ndau

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit që do të mbahen në 61 Bashkii të vendit.

Kandidati i PD-së së grupimit të Alibeajt,Roland Bejko, për Bashkinë e Tiranës, ka ftuar në hapjen e fushatës edhe demokratët e Foltores, të drrejtuar nga Sali Berisha.

Bejko akuzon në një intervistë në Klan TV, Sali Berishën, pasi sipas tij i ndau demokratët teksa pretendon se hallin e tij personal e futi brenda PD-së.

Bejko: Do të jetë një çelje fushate në sallën e Sportit “Fahrije Hoti” që ndodhet pranë Kishës Katolike aty dhe aty do të jetë të ftuar struktura të PD-së, anëtarë dhe simpatizantë të PD-së dhe qytetarë tjetër të lirë e madje ftojmë edhe ato të foltores, demokratë kanë qenë që kanë shkuar pas Berishës, janë të mirëseardhur që të vijnë të dëgjojnë dhe pastaj të vendosin.

Ne bashkë ishim, na ndau Berisha, hallin e tij personal e futi brenda PD-së. Berisha është e shkuara.Berisha do të mbahet mend si njeriu që tradhtoi demokratët që i çoi tek Partia e Ilir Metës. Në fund fare, Meta do të marrë këto vota dhe në një moment të duhur, do të kalojë tek Veliaj sot dhe nesër tek Rama. Berisha në këtë rast është i pabesë me demokratët dhe i manipulon ata me shpresën se do të fitojë ai.

E di që nuk do të fitojë kurrë sepse nuk ka asnjëlloj narrative sepse janë 90 për qind e shqiptarëve që e akuzojnë. Berisha ushtroi dhunë me atë hiperbolizimin e tij dhe në fund fare asgjë nga këto nuk ndodhi dhe Meta po bën parti në kurriz të demokratëve. Demokratët do ta kuptojnë herët a vonë se vendi i tyre tek PD-ja.

Busulla që ju jep Berisha është e gabuar.

Zjarr Tv Ad