PD e Alibeajt nxjerr kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë, ja kush do të jetë përballë Veliajt dhe Këlliçit

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike e Enkelejd Alibeaj ka nxjerrë zyrtarisht kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë, që më 14 maj do të jetë përballë Erion Veliajt nga PS dhe Belind Këlliçit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Panorama TV mëson se bëhet fjalë për Roland Bejkon, emri i të cilit u miratua në mbledhjen e sotme të kryesise.

Roland Bejko u zgjodh me shumicë votash nga Kryesia e kësaj force politike, përballë Jonila Godoles.

Ndërkohë që kandidatët e publikuar deri tani nga PD e Alibeajt, janë 17.

Zjarr Tv Ad