PD e Kukësit i bëri ftesë për të dalë me një kandidat në zgjedhje/Ia si përgjigjet Berisha

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat u pyet nëse ka një aleancë mes dy PD-ve për të dalë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, pas ftesës së degës së PD.

Në mënyrë ironizuese, Berisha u përgjigj se do ketë bashkëpunim me Lulzim Bashën, as sa mund të ketë me ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën. Sakaq ai u ndal te kulla që do të ndërtohet pas TKOB-së, ku u shpreh se projektet e kullave kanë qenë në plan që në vitin 2001, por që janë refuzuar miratimet e tyre.

Zoti Berisha, të martën dega e PD-së Kukës, grupimi tjetër bëri thirrje që për Kukësin të ketë vetëm një kandidat. A ka një aleancë mes dy PD-ve për të dalë me një kandidat të vetëm për Kukësin?

Berisha: Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Kjo është përgjigjja ime. Demokratët duhet të bashkohen, por Brava dhe Alibasha janë pengje mjerane të keqpërdoruara nga Rama. E patë ju se si u ndez një sherr i tmerrshëm brenda PS-së për shkak të një keqkuptimi që Veliaj i bëri Bashës. E morët vesh se si ndërtuan një mal shpifjesh për lidhje të miat me kulla. Njeriu që nuk dha gjithë jetën e tij një leje për një kullë. Projektet e kullave e kanë origjinën e viteve 2001, nuk u aprovuan se unë kisha koncept tjetër për qytetin. Në planin urbanistik të Tiranës, nuk kishte ndërtese mbi 8 kate, ky është koncepti im. Nuk jam kundër arkitekturës qiellore, por duhet të këtë rregulla ku ndërtohet. Ju e dini që unë e kam hobi të akuzoj Ramën, por në këtë rast ishte Veliaj-Balla-Brava.

Zjarr Tv Ad