PD e Rithemelimit kërkon përjashtimin e gjyqtares së “Kushtetueses”: Marsida Xhaferllari është në konflikt interesi! Ja arsyeja

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike e Rithemelimit ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, pasi siç thuhet në kërkesën drejtuar kryetares së Gjykatës, Holta Xhaçe, Xhaferllari është në konflikt interesi.

Kërkesa është bërë nga Adriana Kalaja, Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike dhe Avokate pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

“Kërkoj përjashtimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Marsida Xhaferllari, nga çështja datë 18.01.2024 ora 10.00, kërkuar nga 30 deputetë të Partisë Demokratike, për shkak të konfliktit të interesit që ka kjo gjyqtare me grupin e deputetëve të Partisë Demokratike, drejtuar nga Gazment Bardhi, me cilësinë e kërkuesve në këtë çështje” thuhet në kërkesë.

Në kërkesën janë sqaruar edhe arsyet pse kërkohet përjashtimi:

1) Janë shmangur/shkelur në mënyrë të pakontestueshme rregullat procedurale të parashikuara nga ligji, për heqjen dorë nga çështjet ku kërkues ka qënë bashkëjetuesi i saj.

2) Janë shmangur/shkelur në mënyrë të pakontestueshme rregullat procedurale të parashikuara nga ligji, për marrjen pjesë në një çështje bashkëjetuesi i saj ka shprehur mendim dhe ka votuar.

3) Janë shmangur/shkelur në mënyrë të pakontestueshme rregullat procedurale të parashikuara nga ligji, për heqjen dorë nga çështjet ku kërkues ka qënë bashkëjetuesi i saj por është shkelur më rëndë duke qënë relatorë e çështjes.

4) Janë shkelur në mënyrë të pakontestueshme rregullat procedurale të parashikuara nga ligji, duke marë pjesë në festime të një grupimi politik ku bën pjesë bashkëjetuesi i saj.

5) Ka ulur ndjeshëm besimin e publikut ndaj Gjykatës Kushtetuese.

6) Ka ulur ndjeshëm besimin e publikut ndaj Sistemit të Drejtësisë.

Zjarr Tv Ad