“PD është në një situatë të pazakontë”, Koduzi: Ja përse Tabaku dha dorëheqjen

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gazment Koduzi është shprehur se ka pasur tentative për zhvendosje të asaj që ndodhi në mbledhjen e kryesisë së PD-së.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se atë ditë të gjithë palët ishin dakord për hapjen e zgjedhjeve në parti.

Ai shtoi më tej se PD është në një situatë të pazakontë duke shtuar se puna në terren ka çaluar.

“Këto ditë ka pasur tentativa për zhvendosjen e vëmendjes se çfarë ka ndodhur brenda në sallë, çfarë është marrë brenda në sallë dhe më e rëndësishme për të zhvendosur vëmendjen nga arrestimi i Vangjush Dakos. Brenda sallës nuk ka pasur asnjë lloj problemi.

Të gjithë palët ishin dakord se si do hapen zgjedhjet në PD. Të gjithë ishin dakord që duhet të përcaktojmë trupën votuese. PD është në një situatë të pazakontë. Kemi 1 vit e ca pa një kryetar të zgjedhur. Kemi parë që puna në terren ka çaluar”, tha ai.

Zjarr Tv Ad